Sfidat e shkollimit të refugjatëve nga Kosova te shqiptarët në Mal të Zi (1998-1999)
Fjalët Kyçe:
Shpërngulja e dhunshme, lufta në Kosovë, Qeveria e Malit të Zi, vendbanimet e viset shqiptare, zhvillimi i mësimit, veprimtari kulturoreAbstrakti
Në Mal të Zi shqiptarët nga Kosova si refugjatë janë paraqitur masivisht nga shtatori i vitit 1998 duke pasuar më pas me eksod masiv gjatë bombardimeve të NATO-s nga marsi 1999 e më pas. Sipas të dhënave që disponojmë, numri i tyre në Mal të Zi ka arritur 88 962 qytetarë të Kosovës. Ata ishin kryesisht nga Peja, Gjakova, Deçani, Klina e Istogu, ndërsa nga komunat tjera ka pasur më pak. Të zhvendosurit janë vendosur kryesisht në vendbanimet shqiptare, si: Rozhajë, Plavë, Gucië, Malësi, Krajë, Ana e Malit e Ulqin. Vendosja e strehimi i tyre është realizuar në familjet shqiptare, por edhe në qendrat kolektive. Popullsia vendase shqiptare është përpjekur maksimalisht për t’ju siguruar kushtet elementare për familjet e tilla. Po ashtu duhet cekur se të gjithë nxënësit kanë vazhduar shkollimin në shkollat me mësim në gjuhën shqipe. Në lidhje me këtë çështje është nënshkruar Memorandumi në mes Qeverisë së Malit të Zi dhe bashkësisë evropiane, ku u vendos të zhvillohet mësimi më program të veçantë për vitet përkatëse shkollore. Në këtë aspekt ekziston dokumentacioni përkatës, ku klasat e ndjekura këtu janë pranuar si të rregullta për të vazhduar vitin vijues shkollor.
